Paralajmërimi i fortë i ministrit Xhafaj: Javën tjetër do të ketë arrestime

Kliko per me shume info

Pas deklaratave se në Shqipëri veprojnë rreth 40 grupe kriminale, ministri i Brendshëm Xhafaj tha në studion e “Opinion” se javën e ardhshme do të ketë një sërë arrestimesh që lidhen me grabitjen dhe tjetërsimin e pronave publike në vend.

“Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar një sërë hetimesh dhe javën që vjen do të nisin gjyqet për disa persona. Kemi disa çështje penale, në bashkëpunim me Prokurorinë, në rrethet Kavajë, Durrës, si dhe ka një proces hetimi në Lezhë, por do ta shtrijmë në Vlorë dhe gjithë vijën bregdetare”, deklaroi ministri.

Kliko per me shume info

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i ftuar në “Opinion” në TV Klan ka deklaruar se në vendin tonë, veprojnë 40 grupe kriminale, me aktivitete që shkojnë që nga vjedhjet dhe trafiqet, e deri te pengmarrjet dhe vrasjet.

Ministri deklaroi se është hartuar një raport studimor, i cili ka realizuar profilin e këtyre grupeve kriminale, veprimtarinë e tyre, numrin e pjesëmarrësve, si dhe një hartë të veprimtarisë së krimit të organizuar në Shqipëri.

“Nga skanimi i grupeve kriminale rezulton se 53 % e tyre merren me kultivim dhe trafikim narkotikësh, 11 % me trafiqe të paligjshme, 18 % me krime të rënda si vrasje dhe pengmarrje, dhe 18 % me krim ekonomik. Sipas kritereve që kemi vendosur ne, janë rreth 40 të tilla, me standardin tonë. Por nuk janë grupe të strukturuara në nivelin e një organizate kriminale. Grupi më i madh ka rreth 20 anëtarë” tha Xhafaj.

Ministri tha gjithashtu se deri më tani janë zbuluar dhe po hetohen 5 grupe kriminale. 2 në Shkodër, një në Fier, një në Lezhë dhe pjesërisht një në Vlorë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.