Lufta kundër krimit, Xhafaj paralajmëron arrestime të tjera në Durrës

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj vlerësoi policinë e Durrësit për goditjen e disa grupeve kriminale në këtë qytet gjatë vitit 2017.

Pasi mori pjesë në analizën vjetore të policisë së qytetit bregdetar së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, Xhafaj paralajmëroi se në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” do ketë rezultate edhe më efikase në luftën ndaj krimit në Durrës.

Kliko per me shume info

“Gjatë vitit të kaluar drejtoria vendore e policisë ka goditur disa grupe kriminale. Ka pasur disa goditje të drejtpërdrejta të grupeve kriminale në këtë qytet por sërish mbetet për t’u bërë. Dhe në kuadër të “Forcës së Ligjit” do kemi rezultate të tjera në këtë qytet”, tha Xhafaj.

Ministri inspektoi edhe Portin e Durrësit ku dy ditë më parë policia zbuloi në një kamion me destinacion Italinë, rreth 11.3 kg heroinë, sasia më e madhe e lëndës narkotike të këtij lloji e cila po tentohej të kalohej nga porti i Durrësit në drejtim të Barit.

Ai kërkoi rritje të kontrolleve në Port me qëllim parandalimin e e trafikut të drogës nga Shqipëria në drejtim të vendeve fqinje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.