“Xeni i pafajshëm shkon natën në Prokurori”, Balla: U kuptua pse Saliun, Lulin e Monikën nuk i zinte vendi

Deputeti i socialist, Taulant Balla ka komentuar reagimet e liderëve të opozitës gjatë dhe pas seancës plenare të një dite më parë.

Sipas Ballës sot u kuptua sjellja e një ditë më parë e ish-kryeministrit Berisha, kryetarit të PD, Basha dhe kryetares së LSI, Kryemadhi.

Kliko per me shume info

Duke u shprehur se e enjtja e 1 shkurtit, “ishte një ditë e rëndësishme për drejtësinë dhe gjuetinë e ‘peshqve’”, deputeti i PS ndalet tek dëshmia e Shkëlzen Berishës në prokurori mbrëmjen e djeshme.

Sipas Ballës, ky reagim i opozitës ndodh sa herë që në Kuvend votohet në lidhje me zbatimin e mëtejshëm të Reformës në Drejtësi.

“Sot është edhe më e qartë se pse dje Saliun, Monikën dhe Lulin nuk i zinte vendi. Edhe kur dolën nga salla e Kuvendit nuk dinin ku të shkonin e nga t’ia mbanin.

Siç njoftojnë mediat, e djeshmja ishte një ditë e rëndësishme për drejtësinë dhe gjuetinë e “peshqve”.

E dëgjova në media edhe reagimin e djalit të Sali Berishës. Është e njëjta sjellje tipike, sa herë që Prokuroria merr në pyetje sojin e këtyre. Lulzim Basha fshihej me raporte mjekësore se gjoja ishte sëmurë. Njëlloj dhe ky, shkon natën e fshehurazi. Kur je i “pastër” dhe i “pafajshëm” pse shkon natën?! Shko ditën për diell. Dhe hiq dorë nga intimidimi i Prokurorisë me etiketime politike.

E djeshmja ishte një ditë e rëndësishme për zbardhjen e korrupsionit shumë vjeçar të rrugëve të lëna rrugëve. Dy drejtorët e përgjithshëm të ARRSH përfaqësues të LSI-së dhe të PD-së, sot janë nën arrest.
Sa herë që në Kuvend të ketë një votim për zbatimin e mëtejshëm të Reformës në Drejtësi dhe sa herë drejtësia do të veprojë, nga aleanca PD&LSI do të kemi të njëjtën sjellje”, tha Balla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here