Vuçiç: Marrëveshja me Kosovën, me shikim nga e ardhmja

Presidenti i Serbisë, Aleksandar VuçiC, tha se ekzistojnë modele të ndryshme të marrëveshjes së detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, por tha se ky dokument është shikim kah e ardhmja, që duhet të zgjidhë problemet aktuale.

“Ka shumë modele të ndryshme. Jam ithtar i asaj që të mos i ikim zgjidhjes dhe të mos mbajmë konflikte të ngrira. Unë dua të mos kemi probleme dhe problemet tona mos t’ua trashëgojmë fëmijëve. E di se këtë nuk dëshiron ta dëgjojë askush, por është shikim kah e ardhmja dhe qasje e përgjegjshme”, tha Vuçiq për gazetarët në Beograd, transmetojnë mediat serbe.

Kliko per me shume info

Sipas tij, disa vende propozojnë modelin e dy Gjermanive, ndërsa të tjera konsiderojnë se Serbia dhe Kosova duhet t’i zgjidhin problemet para nënshkrimit të marrëveshjes.

I pyetur se cilat janë pritjet reale, Vuçiq tha se do të jetë sukses nëse arrihet marrëveshja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.