Vret veten djali i Fidel Kastros

Bota

Djali i ish-diktatorit të Kubës, Fidel Kastro ka vrarë veten. Kështu raportojnë mediat lokale në vend duke shkruar se 68-vjeçari Fidel Ángel Castro Díaz-Balart është gjendur pa jetë në shtëpinë e tij në Havana.

Sipas të dhënave mësohet se ai vuante nga depresioni, dhe prej kohësh ishte nën kujdesin e mjekëve. Megjithatë ai gjeti hapësirat e duhura për t’i dhënë fund jetës.  Ai ishte baba i tre fëmijëve, ndërsa gjatë kësaj kohe punonte si këshilltar shkencor në një laborator në Havana.

ME TE LEXUARAT