Vrasja e Oliver Ivanovic, arrestohen dy policë

Policia ka njoftuar për dy arrestime, ndërsa KosovaPress bën të ditur që kjo është e lidhur me vrasjen e Ivanovicit

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar sot dy të dyshuar duke realizuar edhe dy bastisje në bashkëpunim me Policinë e Kosovës (PK) dhe në konsultim me prokurorinë kompetente.

Kliko per me shume info

IPK, në një njoftim për media, thotë se me autorizim të prokurorit dhe Gjykatës Themelore në Mitrovicë, “hetuesit e IPK-së dhe PK-së kanë realizuar urdhëresën për bastisje në Mitrovicën e Veriut me dyshimin se dy zyrtarë policorë kanë kryer veprën penale “Manipulim me prova” të paraparë me Kodin Penal të Republikës së Kosovës”.

“Sot (10.02.2018) në orët e pasdites, hetuesit e IPK-së dhe PK-së kanë zbatuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë dhe janë bastisur dy lokacione në Mitrovicën e Veriut si dhe është konfiskuar një revole e llojit TT si dhe dy karikatorë me nga 9 fishekë të kalibrit 7.62 mm që do shërbejnë për procedurën penale të mëtutjeshme”, thotë IPK në njoftimin për media.

“Me vendim të prokurorit të shtetit, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar dy të dyshuar (dy zyrtarë policorë të stacionit policor në Mitrovicën e Veriut) dhe të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore”, thekson IPK.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.