Vrasja e oficerit të RENEA-s në Lazarat, prokuroria kërkon tri burgime përjetë

Aktualitet

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar ne gjykate tri burgime të përjetshme për vrasjen e efektivit të FNSH-së, Ibrahim Basha, në qershor të vitit 2015, në Lazarat.

Ne seancen e sotme prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm për Bajram e Elvis Bocia dhe Arbion Alikon.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga organi i akuzes u kërkua dënim me 18 vite burg për Dervish Gabën, Ruhan Hiraj dhe Iliaj Xhaferin si dhe me nga 10 vite burg për Xhulio Malon dhe Kolodian Selimin, dhe 9 vite burg për Oltion Prokon.

Oficeri i RENEA u qellua me bresheri armesh gjate tentatives se policise per te hyre ne fshatin problematik tri vite me pare.

Forcat speciale u nisen nga Tirana per nje aksion ne Lazarat pas informacioneve per riorganizimin e grupeve kriminale ne fshat pas pastrimit te tij ne vitin 2014.

Pikerisht nje grup i tille qe dyshohet se ka pasur 13 persona i kishte zene prite policise dhe ka qelluar mbi forcat e rendit sapo ato kane ndaluar per te kontrolluar nje makine me arme ne hyrje te fshatit./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT