Vrasja e Ivanoviç, zbulohen autorët e vrasjes

Tashmë Policia dhe Agjencia e Inteligjencës e Kosovës e dinë kush e vrau Oliver Ivanoviç.

Kët lajm e bëri me dije gazeta Express, pasi nëpërmjet burimeve ka marrë vesh se këto dy institucione kanë informata të sigurta për autorin e vrasjes së politikanit serb në Mitrovicë.

Kliko per me shume info

“Edhe AKI, por edhe Policia e Kosovës, kanë informata për autorin dhe për motivet e vrasjes së OIiver Ivanovicit, Ndoshta edhe më tutje këto informata nuk janë ato të duhurat, sa për të kryer arrestimin, mirëpo pista ekziston. Ekziston rreziku që nëse arrestimet do të kryheshin tani, do të mund të dëmtoheshin hetimet e mëvonshme”.-shkruan Express.

Oliver Ivanoviç u vra me datë 16 të muajit të kaluar para zyrës së partisë së tij politike. Ai, dy tri ditë para se të vritej, në një intervistë kishte deklaruar se ndjehet i rrezikuar nga serbët. Raportet e Ivanoviçit me qeverinë e Serbisë, edhe me presidentin Aleksandar Vuçiq, kanë qënë të tensionuara. Këta të fundit e kanë përkrahur Listën Serbe, në kurriz të partive tjera politike serbe ne Kosovë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.