Vrasja e Devi Kasmit, ish-polici grek dëshmon në polici: Në Shqipëri kam ardhur për qejf…!

Pamjet e kamerave të sigurisë së palestrës së Devi Kasmit ndihmuan policinë të binte në gjurmët e ish-anëtarit të forcave speciale greke që dyshohet si ekzekutor i 42-vjeçarit.

Nga pamjet thuhet se viktima dhe ekzekutori shfaqen duke debatuar.

Kliko per me shume info

Vetë Efthimiu Efthimius i vënë në pranga nga policia ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen dhe se ishte i shokuar nga arrestimi.

Ai nuk ka dhënë shpjegime nëse njihej me Devi Kasmin si dhe ka refuzuar të japë detaje rreth debatit që ka zhvilluar me të tri ditë përpara se ai të ekzekutohej në rrugën “Petro Cani”.

“Në Shqipëri kam ardhur për qejf. S’kam kryer asnjë krim”,- u ka thënë ai hetuesve në prani edhe të një avokati të caktuar kryesisht nga shteti.

Nga hetimet rezulton se shtetasi grek ka hyrë në Shqipëri prej afro dy muajsh dhe është vendosur në një shtëpi me qira në zonën e “Unazës së re”. Ai ka pranuar se gjatë qëndrimit në vendin tonë është njohur me njërin nga personat e arrestuar me të, raporton bw.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here