Vrasja e Devi Kasmit, i arrestuari tregon detaje në lidhje me autorët: Ai që qëlloi ishte me mjekër

I arrestuari si bashkëpunëtor në vrasjen e Devi Kasmit ka dhënë dëshminë e tij lidhur me ngjarjen para grupit hetimor.

Mario Meshini, i cili ka qenë në vendin e ngjarjes kur ka ndodhur krimi, ka dhënë detaje për autorët, teksa ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen.

Kliko per me shume info

Meshini tha se e njeh Devi Kasmin prej 7 muajsh pasi i ka prezantuar kunati i vet, ndërsa i bashkonte pasioni për palestrën.

“Vrasësi ka qenë mbi 180 cm i gjatë dhe me shumë mjekër ka pasur në kokë një kapuç te zi dhe të palosur te balli. Drejtuesin e motorit me te cilin u larguan autoret nuk e kam parë” është shprehur Meshini.

LEXO EDHE:

>> “Zbrit poshtë”, SMS që Mario Meshini i dërgoi Devi Kasmit para vrasjes

>> Detaje nga vrasja mafioze e Devi Kasmit, ndiqej prej një jave nga killerat me motor

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.