Vrasësi i Devi Kasmit flet me telefon nga burgu: Tragjike kjo që po më ndodh

Efthymiou Efthymious, 41-vjeçari grek i cili u arrestua si ekzekutor i Devi Kasmit, mbi trupin e të cilit zbrazi 5 plumba.

Efthymious e ka mohuar akuzën dhe ka sqaruar se në Shqipëri ka ardhur për qef. I dyshuari, nëpërmjet një telefonate nga burgu për mediat greke, është shprehur se kjo që po i ndodh është tragjike se është i pafajshëm.

Kliko per me shume info

Sipas tij, arrestimi që i është bërë është një gabim shumë i madh.

Ndërkohë, greku nuk ka dhënë sqarime nëse njihej me Devi Kasmin, apo për debatin që ka patur mes tyre pak ditë para vrasjes në palestrën e viktimës, i faktuar si detaj edhe nga pamjet e kamerave të sigurisë së palestrës. Greku ka pranuar se njihet me njërin edhe me një nga personat e arrestuar bashkë me të nga policia e Tiranës.

Nga ana tjetër mësohet se Efthymious mësohet se ka ardhur në Shqipëri para dy muajsh dhe gjatë kësaj periudhe ka qëndruar në një një shtëpi me qira te Unaza e Re në Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.