Vrasësi grek hyri si klandestin, takimi me Kasmin 3 ditë para atentatit

Atentati mafioz i së hënës në Tiranë, ku u vra 41-vjeçari Devi Kasmi, është organizuar nga një grup i strukturuar kriminal që kishte “pajtuar” një ish-efektiv të forcave speciale greke, si vrasës me pagesë.

Policia tha zyrtarisht se shtetasi grek Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, dyshohet se ka rolin e ekzekutorit, madje ka edhe prova të rëndësishme që provojnë dyshimet e grupit hetimor.

LEXO EDHE:  Çifti shqiptar fsheh kokainën në arushin e vajzës 2-vjeçare
Kliko per me shume info

Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën me vete një sasi e konsiderueshme eurosh dhe parash shqiptare, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen.

Megjithatë, ai ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, duke pretenduar se në Shqipëri ndodhej si turist, e jo për të kryer krime. Por si argument për të hedhur poshtë pretendimet e tij, Policia ka sistemin e Policisë Kufitare, ku shtetasi nga Arta nuk figuron i regjistruar.

LEXO EDHE:  Belgjikë, gjyqi për çiftin shqiptar që fshehen drogen në kukullen e femijës

Në këto rrethana, burimet thanë se Efthymious nuk mund të ketë ardhur këtu si turist, pasi ka hyrë në vendin tonë si klandestin, e jo duke kaluar kufirin në mënyrë të rregullt.

Nga ana tjetër, si provë tjetër të rëndësishme, grupi hetimor ka edhe veshjet që ai dyshohet se ka përdorur natën e krimit, pistoletën tip “Glock”, si dhe disa pamje filmike para dhe gjatë atentatit./Panorama

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here