“Ka hyrë e ka dalë shpesh nga Shqipëria”, vrasësi grek mund të ketë kryer krime të tjera në vendin tonë

Ekzekutori i Devi Kasmit duket se ka hyrë dhe ka dalë disa herë nga Shqipëria.

Ai ka qenë në Tiranë në prill të vitit 2016 ku ka publikuar edhe një foto nga kryeqyteti në rrjetet sociale.

Kliko per me shume info

Autoritetet shqiptare dyshojnë se Ethimiu Efthimius mund të ketë kryer edhe krime të tjera në vendin tonë.

Efthimius vrau me armë zjarri Devi Kasmin mbrëmjen e 29 janarit në rrugën Kongresi i Manastirit në Tiranë, teksa u arrestua disa ditë më pas nga policia në një banesë në periferi të kyeqytetit.

Ai prej disa kohësh qëndronte në Tiranë, ku fillimisht ka mësuar lëvizjet e Kasmit dhe më pas e qëlloi për vdekje.

Mësohet se ai është paguar 25 mijë euro për vrasjen e 41-vjecarit./LajmiFundit.al/

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.