Shpallet dënimi, vranë shqiptarin në Bruksel dhe kufomën e futën në valixhe

Kliko per me shume info

Gjykata ka dënuar me 24 vjet burg dy të rinjtë të cilët vranë dhe masakruan trupin e studentit shqiptar në Bruksel, Xhuliano Brahillari.

Të enjten pasdite, gjykata shpalli fajtor për krimin e ndodhur në qershor të 2015 belgun Vincent De Bruycker dhe maqedonasin Denis Nikolovska, informojne mediat belge.

Kliko per me shume info

Trupi i 22-vjeçarit me origjinë nga Dukasi i Fierit ishte student në vitin e parë për Juridik dhe Kriminologji, në Koekelberg u gjet në një valixhe sportive, pa kokë, këmbë e duar nga disa punëtorë. Hetuesit e identifikuan nga një tatuazh me një zambak dhe me inicialet e prindërve.

Më 8 qershor Xhuliano nuk u paraqit në provim, ndërsa një ditë më pas punëtorët gjetën valixhen me trupin e masakruar.

Në fillim u arresua shtetasi belg dhe më pas u arrestua dhe shtetasi maqedonas. Dyshohet se të rinjtë ishin përfshirë në një trafik kanabisi dhe kishin kaluar së bashku së paku një pjesë të fundjavës në një apartament në Koekelberg.

Më pas autorët treguan se ku kishin hedhur pjesët e tjera të trupit. Krimi ka ndodhur më 7 qershor 2015. Ata kanë qenë duke luajtur në një apartament në Koekelberg

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.