Vlorë, i moshuari gjendet i mbytur në Shushicë

Trupi i pajetë i një 82-vjeçari u gjet i mbytur në lumin Shushicë në Vlorë. Viktima i identifikuar si shtetasi Vesel Devollaj, është gjetur rreth orës 10:20 në afërsi të fshatit Xhuerinë.

Policia thotë se viktima, prej datës 05.02.2018 rezultonte i shpallur në kërkim si i larguar nga banesa. Policia tha se “shtetasi gjithashtu vuante nga probleme të shëndetit mendor” thotë policia.

LEXO EDHE:  Moti javën në vijim, zbuloni çfarë iu pret
Kliko per me shume info

Trupi i pajetë do të transportohet drejtim morgut në Spitalin Rajonal Vlorë. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here