Policia e Vlorës arreston Habilajn

Policia Kufitare e Vlorës ka vënë në pranga ditën e sotme një 46-vjeçar, pasi ka tentuar të ndihmojë të kalojë kufirin një person. Në pranga është vënë Hetnor Habilaj, 46 vjeç, banues në Vlorë.

Burimet sqarojnë se ai është arrestuar pasi në portin e Vlorës ka tentuar të ndihmojë A.F., të kalojë në mënyrë të paligjshme Kufirin Shqiptar.

Kliko per me shume info

I arrestuari Hetnor Habilaj e kishte fshehur A.F., brenda krevatit të kabinës së kamionit të cilin drejtonte.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lire për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”, ndaj A.F., 50 vjeç, banues në Vlorë.

Lidhur me këtë ngjarje, policia thotë se materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprimet e mëtejshme proceduriale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here