Vlahutin: Presim rezultate në luftën ndaj krimit, të dënohen grupet kriminale

Ambasadorja e delegacionit të BE në vendin tonë Romana Vlahutin ka kërkuar hetime të thella sa i përket anëtarëve të organizatave kriminale dhe kujtdo që shkel ligjin, pavarësisht funksionit që ka kushdo prej tyre.

Gjatë fjalës së saj në  konferencën për nisjen e programit europian PAMECA V në mbështetje të policisë, Vlahutin bëri të qarta se duhet të bëhen hetime pro-aktive për të goditur elementët më të rëndësishëm të grupeve kriminale të kultivimit të kanabisit.

Kliko per me shume info

“Në 2017 ne kemi parë për herë të parë një rënie drastike të prodhimit të kanabisit, por ne presim raportin e Guardia di Finanza në verën që vjen, në mënyrë që të sigurohemi që fitorja të jetë afatgjatë. Ne gjithashtu kemi parë një numër operacionesh të suksesshme policore në Shkodër, Fier, Lezhë dhe qytete të tjera që kanë goditur grupet kriminale. Ne po shohim më në fund më shumë vendosmëri në konfiskimin e aseteve kriminale. Dhe unë besoj se ky është vetëm fillimi, që përfundimisht duhet të forcohet dhe të ndiqet nga operacione të ashpra që duhet të godasin interesat kyçe të krimit. Në këto përpjekje është thelbësore puna e prokurorisë. Dhe ne të gjithë presim për rezultate më efiçente të hetimit të krimit.

Nuk ka njerëz që nëse kanë kryer krim të jenë mbi ligjin, pavarësisht emrit apo funksionit të tyre. Është përgjegjësi e prokurorisë për t’u siguruar që ata të shkojnë në gjyq. Për të qenë më e qartë, duhet të ketë prova të qarta, të plota për hetime pro-aktive, procedime dhe në fund, dënime ndaj grupeve të organizuara kriminale, duke përfshirë edhe anëtarët më të rëndësishëm të grupeve që merren me kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, ende duhet të pëcaktohen si një çështje urgjente”, tha ambasadorja Vlahutin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.