Vlahutin i dorëzon Metës Strategjinë e KE-së për Ballkanin: Të lexohet me vëmendje nga faktorët politikë

Politikë

Presidenti Ilir Meta priti në një takim Ambasadoren e Delegacionit të BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.

Ambasadorja Vlahutin i dorëzoi Metës Strategjinë e re të Komisionit Evropian, “Një perspektivë e besueshme zgjerimi dhe një angazhim i thelluar i BE-së në Ballkanin Perëndimor”, si dhe Planin e Veprimit në mbështetje të transformimit të Ballkanit Perëndimor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Presidenti Meta vlerësoi synimin për të pasur një angazhim gjithnjë e më të madh, si nga vendet e rajonit ashtu edhe nga Bashkimi Evropian, në proceset transformuese drejt anëtarësimit të plotë të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Meta nënvizoi se Strategjia e re e Komisionit Evropian është një dokument që duhet të lexohet me vëmendje nga faktorët politikë shqiptarë për t’u pasqyruar në përpjekjet dhe angazhimet e tyre drejt synimit të përbashkët të integrimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

ME TE LEXUARAT