Vlahutin flet troç: Mos prisni dhurata nga BE, ja nga se varet anëtarësimi i Shqipërisë

Fill pas prezantimit të strategjisë së Komisonit Evropian në Strasburg nga diplomatja e politikes së jashtme e Bashkimit  Evropian, Frederika Mogerini ka folur ambasadorja e BE në Tiranë Romana Vlahutin.

Ambasadores i janë bërë pyejte të shumta rreth strategjisë së re mbi integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE por ajo që vlen për tu theksuar ishte përgjigja e saj kur u pyet nëse mund të bëhej një krahasim mes shteteve të Malit të ZI, Serbisë dhe Shqipërisë dhe se në cilën fazë janë të treja këto vende.

Kliko per me shume info

Vlahutin ka theksuar: “Dy vende e para janë më përpara në progress, ndërsa fati I Shqipërisë varet nga  përmbushja e hapave të mëtejshme të reformës në drejtësi. Së shpejti BE do të nxjerr edhe një raport të ri  mbi ecurin e reformës në drejtësi duke dhënë edhe rekomandimet e mëtejshme.Gjithçka  varet prej institucioneve shqiptare dhe vullnetit të tyre për ta shtyrë reformën përpara.Mos prisni asnjë dhurat nga BE, duhet të jete vet shteti Shqiptar, ai që duhet të përmbush misionin, dhe qytetarët shqiptar ata që  duhet ta vlersojnë atë,  pasi ata janq gjykuesit më të drejtë të reformës dhe efekteve të saj”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here