Vjehrri biznesmen i Elvana Gjatës, pjesëmarrës në koncertin e këngëtares

Pas eksperiencës dhe punës me emra të mëdhenj të produksionit amerikan të muzikës, këngëtarja Elvana Gjata është kthyer në Tiranë ku këndoi në mbrëmje në një nga hotelet me emër të kryeqytetit.

Artistja kishte përgatitur gjithçka për këtë koncert intim, pikërisht në ditëlindjen e saj të 31-të.

Kliko per me shume info

Gjithsesi, koncerti ia arriti qëllimit, për të treguar që Elvana është një këngëtare që bën diferencën dhe që i përket jo vetëm majave të muzikës, por edhe elitave të shoqërisë. Ndërkohë, kurioziteti ishte nëse Elvana do të sillte në koncert të fejuarin e saj.

Meqë koncerti ishte për miq intimë, ku ka më intimë se njeriu i zemrës! Por, në fakt, mesa duket, çifti kishte vendosur që ajo natë të kishte si kryefjalë vetëm Elvanën dhe muzikën e saj. Nëse do të kishte ardhur i fejuari, çdo gjë tjetër që do të ndodhte aty, do të kalonte në plan të dytë dhe prezenca e të fejuarit do të ishte kryelajmi.

Por Elvana ka bërë një tjetër zgjidhje, ajo ka patur të pranishëm prindërit e të fejuarit të saj, të cilët thonë që e duan shumë Elvanën. Kjo është zbuluar nga një foto e Panoramës. Vjehrri i Elvanës është një personazh i njohur në Tiranë, në botën e biznesit pasi merret me ndërtim. Ndërkohë, rrugën e biznesit po e ndjek edhe djali i tij, i cili tashmë është fejuar me Elvanën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.