Brenda vilës së bandës që ekzekutoi Devi Kasmin, detaji që zbulon pasionin e vrasësit

Aktualitet

Banesa e grupit të strukturuar kriminal që organizoi vrasjen e Devi Kasmit, e pozicionuar në periferi të Tiranës vëzhgohej nga të gjitha anët me kamera sigurie.

Gjithashtu, gjatë vëzhgimit të ambienteve rreth shtëpisë është zbuluar pasioni i të dyshuarit për vrasjen e Devi Kasmit për basketbollin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjitur me banesën ndodhet një fushë basketbolli që lë të kuptohet që ky lloj sporti ka qenë i preferuari i vrasësit dhe anëtarëve të tjerë të bandës.

Grupi kriminal u godit gjatë ditës së djeshme, ku mes të arrestuarve është edhe një shtetas grek.

Të arrestuarit dyshohen për vrasjen e Devi Kasmit mbrëmjen e të hënës në rrugën "Kongresi i Manastirit" në Tiranë./LAJMIFUNDIT.AL/

ME TE LEXUARAT