Vidhen 3 biznese në Durrës, Rrogozhinë dhe Mirditë

Aktualitet

Tre biznese janë vjedhur gjatë natës mes së hënës dhe të martës në Tiranë, Durrës dhe Mirditë, ndërsa për të tjera rastet nuk ka ende persona të arrestuar.

Në Rrogozhinë, është vjedhur me thyerje lokalin “Lotto Sport”, i R.K, vjeç 40, banues në Rrogozhinë, ku janë marrë 12 televizor plazma, të markave të ndryshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në Durrës, në lagjen nr. 17/1, kanë vjedhur me thyerje pikën e shitjes së pllakave të një kompanie private me administratore, A.G, 38 vjeçe, banuese në Durrës. Aty janë marrë një sasi të papërcaktuar lekësh, njofton zyrtarisht Policia.

Ndërsa në Rubik, kanë vjedhur me thyerje dyqanin e P.GJ., 51 vjeç, banues në Rubik, ku kanë marrë tre televizorë plazma.

ME TE LEXUARAT