Veprimi heroik i pilotit rus që u rrethua nga xhihadistët sirianë

Një pilot rus që është ishte kapur nga xhihadistët në Siri, tashmë mund të konsiderohet heroi i Rusisë.

Majori Roman Filipov hodhi veten në erë me një granatë dhe nuk lejoi që të mbahej peng nga terroristët e ISIS. E gjithë skena është filmuar nga xhihadistët, të cilët kishin rrethuar pilotin 33-vjeçar, avioni i të cilit ishte rrëzuar.

Kliko per me shume info

“Kjo është për djemtë tanë“, ishin fjalët e fundit të pilotit rus para se të hidhte veten në erë.

Ngjarja është konfirmuar edhe nga Ministria ruse e Mbrojtjes. Kremlini i ka akorduar pilotit Filipov medaljen e “Heroit të Rusisë” pas vdekjes.

Qeveria ruse bëri me dije se avioni luftarak i pilotit 33-vjeçar u godit nga një raketë tokë-ajër në Idlib të Sirisë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, u shpreh se nuk kanë konfirmuar ende faktin se kush i ka furnizuar terroristët me të tillë sistem raketor, por shtoi se ky fakt është shqetësues.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here