Vendimi i fshehtë i AKEP, reagon për herë të parë ministria e Infrastrukturës

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës reagon në lidhje me projekt- vendimin e fshehtë të AKEP për përjashtimin vetëm të Albetelecom nga detyrimi për të mbajtur tarifat on- net të njëjta me ato off-net. Vendim ky që cënon konkurëncën e lirë në treg, rregullat ligjore e financiare ndaj dy operatorëve të tjerë në tregun shqiptar.

Në reagim thuhet qartë se kompetencat e AKEP janë të përcaktuara në ligjin për komunikimet elektronike, i cili garanton që çdo procedurë dhe vendim rregullator i AKEP-it, sikurse dhe çështja në fjalë duhet të kalojë përmes procedurës së konsultimit. Theksojmë se pikërisht kjo procedurë është një nga pikat e shkelura në flagrancë nga AKEP, që e ka përpiluar këtë vendim pa asnjë konsulencë paraprake dhe në mungesë të çdo trasparence me operatorët.

Kliko per me shume info

Më poshtë reagimi i plotë i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës Referuar interesimit mbi raportimet e ditëve të fundit në media mbi rregullimin e tarifave të interkonjeksionit në tregun celular, sqarojmë se AKEP është një institucion rregullator i pavarur për tregun e komunikimeve elektronike që raporton në Kuvend për aktivitetin e tij.

Detyrat dhe kompetencat e AKEP janë të përcaktuara në ligjin për komunikimet elektronike. Ky ligj garanton që çdo procedurë dhe vendim rregullator i AKEP-it, sikurse dhe çështja në fjalë kalon përmes procedurës së konsultimit.

Si ministri përgjegjëse për sektorin e telekomunikacioneve, ne do të ndjekim me kujdes situatën që çdo rregullim i këtij tregu të jetë në përputhje me politikat e zhvillimit, në mbështetje të interesit publik dhe nxitjes së investimeve përmes zhvillimit të konkurencës së ndershme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.