Vdiq në derën e urgjencës, flet babai i 21-vjeçares: Çështje gripale, më thanë

Kliko per me shume info

Babai dhe gjyshi i 21 vjeçares Xhuljeta Gjeka kanë rrëfyer mes lotëve momentin kur vajza e tyre humbi jetën në hyrje të spitalit të Fierit. Gjyshi i saj thotë se askush në spital nuk i erdhi në ndihmë, ndërsa babai i vajzës bën fajtor mjekët për neglizhencën.

Ndërsa Nevila Shuke drejtoresha ë spitalit rajonal Fier duke shprehur ngushëllime për rastin, ka thënë se spitali ka ngritur një grup pune në lidhje me rastin si dhe pritet dalja e autopsisë për të sqaruar vdekjen e vajzës.

Kliko per me shume info

Gjyshi i 21-vjeçares: Në orën 3:30 na dha recetë mora dhe ilaçet erdha në shtëpi, çështje gripale më thanë. E mbajtëm çupën me të ngrohta në orën 3 të natës vete në spital. Këtu ishte më e keqja. Çupa mua më ka vdekur tek porta e spitalit sepse nuk doli një njeri të më sillte një barelë. Kam bërtitur “o maskarenj” ndofta gabova, më ra çupa nga duart.

Babai i 21-vjeçares: Vajza ime ka ikur nga doktorët vëlla, nga neglizhenca e doktorëve.
Nevila Shuke: Spitali i Fieri ka ngritur një grup pune i cili është duke bërë analizën e rastit, paralelisht ne jemi duke pritur edhe përgjigjen e autopsisë që të dalim në një rezultat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.