EMRI/ Ra kur po krasiste pemët, kush është shqiptari që vdiq në Itali

Aktualitet

Një punëtor shqiptar në Itali ka humbur jetën gjatë një aksidenti në punë, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 17:35 në Torino, kur platforma ku kishin hipur dy punonjësit shqiptarë për të krasitur pemët, pësoi defekt dhe u rrëzua.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Viktima është identifikuar si Rami Nazeraj 40 vjeç.

Mediat italiane shkruajnë se edhe vëllai i viktimës ka mbetur i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti në punë që shkaktoi vdekjen e shqiptarit dhe plagosjen e punëtorit tjetër.

 

ME TE LEXUARAT