Nëna lindi në kushte shtëpie, i vdes foshnja në spital.
Një lajm tragjik vjen nga spitali i Tiranës ku ka ndërruar jetë një foshnje e sapolindur. Mësohet se nëna 40 vjeçare lindi në kushte shtëpie dhe ka shkuar më pas në spitalin e Tiranës në gjendje të rëndë bashkë me foshnjën e saj. Pas disa çastesh foshnja ka ndërruar jetë. Sakaq, edhe gjendja e 40 vjeçares që sipas policisë ka çrregullime mendore, është e rënduar.
Priten detaje të tjera për zbardhjen e plotë të ngjarjes.