Vasili-Ramës: Kryeministër i zi, i do fëmijët pa shkollë si vetja

Kuvendi rrëzoi sot me votat e deputetëve të PS-së një propozim të opozitës për t’i dhënë falas librat e shkollës fëmijëve të sistemit parauniversitar.

Në lidhje me këtë qëndrim ka reaguar kreu i deputetëve të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i cili akuzoi Kryeministrin Edi Rama se po lë pa shkollë mijëra fëmijë vetëm sepse ata janë të varfër.

Kliko per me shume info

“Shkollëpaku votoi KUNDER që tu jepen librat gratis fëmijëve të shkollave.

Shkollëpaku do që të lërë mijëra fëmijë pa shkollë sepse janë të varfër.

Shkollëpaku i do fëmijët pa shkolle si vetja.

Bo bo sa kryeministër i zi”, shkruan Vasili në rrjetet sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here