Vasili: Prokuroria e Krimeve të rënda është vegël e krimit, shpik akuza për njerëzit e pafajshëm

Kreu i grupit parlamentarë të LSI-së, Petrit Vasili, ka akuzuar sot Prokurorinë e Krimeve të Rënda, se është bërë vegël në duart e krimit.

Sipas Vasilit kjo prokurori e cila ka lënë të lirë kriminelët e narkotrafikut bashkë me ta dhe bashkëpunëtorin e tyre Saimir Tahiri,ka filluar dhe shpik akuza për njerëz të pafajshëm.

Kliko per me shume info

Ja statusi i Vasilit:

Prokuroria e krimeve te renda ne sherbim te droges dhe kryeministrit.

Prokuroria e krimeve te renda tashme vegel ne duart e kryeministrit deshtoi me akuzat ne gjyqin ndaj Z.Xhiga nje ish nepunes i shtetit dhe sot qe pa gdhire me urdher politik shpiku nje tjeter akuze ndaj tij.

Kjo prokurori qe nuk arreston Saimir Tahirin akuzat ndaj te cilit i di gjithe Shqiperia dhe pergjimet e te cilit i ka degjuar cdo shqiptar.

Kjo prokurori qe ka prej vitesh denoncimin e kontrollit te larte te shtetit per Gjiknurin per grabitjen e 650 milion euro per CEZ.

Kjo prokurori qe nuk arreston ministren e drejtesise qe ekstradoi duke dhunuar ligjin Nazer Seitaj qe po vete kjo prokurori e kish arrestuar.

Kjo prokurori qe mbyll dosjen e Rames sepse ky kerkoi falje ne facebook pasi ai shkaterroi zgjedhjet duke i bere thirrje policise te lere uniformat dhe te beje vota per partine socialiste

Kjo prokurori e vene per fundi nga kryeministri me kercenimin e vetingut i dha fund besimit te shqiptareve te drejtesia.

Prokurorine e Rames,Markut e Xhafes nuk e beson me askush.

Prokuroria qe nuk lufton drogen e korrupsionin e ministrave eshte qartazi perkrahese edhe droges dhe korrupsionin dhe do te mbuloje diellin me shoshe duke shkelur ligjin me te dyja kembet per te denuar nje ish nepunes vetem e vetem per terhequr vemendjen nga baterdia qeverisjes kriminale e korruptive qe po shkaterron vendin.

Rama jep urdhera politike, por nuk firmos ndersa prokuroret po firmosin dhe po shkelin e dhunojne ligjin, pergjegjesia per ta eshte individuale per sot e per mot dhe shpejt a vone asnje nuk i shpeton dot kurre kesaj pergjegjesie…..

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here