Vasili: Kush dhe çfarë e pengon Romana Vlahutin të flasë për asgjësimin e ONM

Kliko per me shume info

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, përmes një postimi në rrjetet sociale i ka drejtuar një pyetje Ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, sepse nuk flet për asgjësimin e ONM-së.

Sipas Vasilit, ambasadorja e BE-së në Tiranë, ndërsa jep opinione për strategjinë e zgjerimit të paraqitur sot thotë “fatkeqësi që nuk pati dakordësi për KLGJ dhe KLP”.

Kliko per me shume info

“Çfarë dakordësie pret Vlahutin, atë me shkeljen e Kushtetutës dhe ligjit, pra shkatërrim të reformës në drejtësi, e cila në themel ka zbatimin e ligjit”, shkruan Vasili.

Postimi i Petrit Vasilit

Kush dhe çfarë….e pengon zj.Vlahutin të flasë për asgjesimin e ONM?

Vlahutin ndërsa jep opinione për strategjinë e zgjerimit të paraqitur në Bruksel thotë: “fatkeqësi që nuk pati dakordësi për KLGJ dhe KLP”.

Çfarë dakordësie pret Vlahutin?Dakordësi me shkeljen e kushtetutës dhe ligjit.Pra shkatërrim të reformës në drejtësi e cila themelin e saj ka zbatimin e ligjit.

Çdo gjë që tha ONM,që përfaqëson BE dhe SHBA edhe në Kushtetute, u hodh poshtë nga maxhoranca e kryeministrit.

Zj.Vlahutin a duhet të biem dakord me asgjesimin e ONM dhe të votojmë kandidatët e përjashtuar nga ONM?

Kush dhe cfarë ju pengon të flisni qartë,pasi fjalët klishe dhe pa përmbajtje po e shkatërrojnë reformën në drejtësi.

Cdo kërkesë ndaj opozitës për reformën në drejtësi është moralisht e pa bazë,politikisht pa përmbajtje dhe juridikisht antiligj e antikushtetutë.

Opozita do të mbështetë e do të votojë pa hezitim cdo kandidat që respekton ligjin dhe opinionin e ONM.

Maxhoranca po e dhunon hapur edhe ligjin edhe ONM.Nëqoftese Vlahutin është dakord me këtë që maxhoranca bën le ta thotë qartë,ndryshe cdo thirrje ndaj opozitës është thjesht alibi për antireformën që zbatohet në drejtësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.