Vasili: Integriteti i reformës në drejtësi ra për tokë

Petrit Vasili, Kryetar i Grupit Parlamentar të LSI-së, ka reaguar në lidhje me heshjen e shortit, për herë të tretë, për kandidatët për anëtarë të KLP dhe KLGJ, të cilët pritet të votohen nga Kuvendi.

Vasili përmes një komenti në rrjetet sociale, shkruan se ONM nuk është më as kozmetika e reformës në drejtësi, pasi mazhoranca përzgjodhi për të ccuar në votim në Kuvend, kandidatët e skualifikuar nga ONM.

Kliko per me shume info

“ONM nuk është më jo integriteti po as edhe kozmetika e reformës në drejtësi.

Kryeministri me të tijët hodhën shortin për KLP dhe KLGJ dhe asgjesuan ONM.

Operacioni Ndërkombetar i Monitorimit të reformës në drejtësi i përbërë nga SHBA dhe BE dhe i vendosur në Kushtetutë ishte garancia e integritetit të procesit të reformës në drejtësi.

Kandidatët e skualifikuar nga ONM si kandidatë pa integritet dhe jashtë kritereve do të shkojnë në Kuvend për votim.

Integriteti i reformës në drejtësi ra për tokë.

SHBA dhe BE janë përfundimisht jo integriteti por as edhe kozmetika e procesit të reformës në drejtësi.

Drejtësia që po krijohet është e kapur totalisht nga kryeministri dhe po realizohet në drejtësi antireforma më e rrezikshme e pluralizmit”, shkruan Vasili në rrjetet sociale.

2 COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here