Ngjarje e rëndë në burgun e Fierit, 38-vjeçari gjendet i vetëvarur në qeli

Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Burgun e Fierit, ku një i dënuar i ka dhënë fund jetës. Sipas të dhënave paraprake një 38-vjeçar është gjetur i vetëvarur në qelinë e tij.

Mësohet se viktima kishte përdorur kanatjeren e tij, që e kishte kthyer në formë litari për të ndërmarrë aktin ekstrem.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

38-vjeçari i vetëvarur ishte nga Vlora dhe ishte dënuar 3 muaj burg për vjedhje. Mësohet se ai ishte transferuar prej dy ditësh në burgun e Fierit. Nga ana e IEVP, Fier, ky person është dërguar për ekzaminim para ngjarjes, pasi ka shfaqur shenja depresive. Nga ana e policisë nuk ka ende një informacion zyrtar. Një grup hetimor është ngritur për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

ME TE LEXUARAT