Valon Shehu një djalë e cila çdo vajzë ëndërron të ketë në krah

Showbiz

Këngëtari nga Kosova, Valon Shehu ka qenë i ftuar sot në emisionin e mëngjesit “Wake Up” ku ka treguar shumë detaje për veten e tij të cilat nuk i dinim.

Megjithëse është i angazhuar me profesionin e tij si këngëtar që e mban të lidhur pas krijimtarisë dhe takimeve të rëndësishme të punës, në përditshmërinë e tij ai është djalë i thjeshtë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për të gjithë shikuesit dhe dëgjuesit e emisionit në Top Channel dhe Top Albania Radio, këngëtari ka rrëfyer se bën edhe punë shtëpie.

Puna e tij e preferuar në shtëpi është gatimi edhe pse bën vetëm gjëra të thjeshta si vezë, makarona apo qofte. Sa i përket punëve të shtëpisë Valoni është shprehur se zakonisht pastron dyshemenë kur bëhet pis. Një djalë kaq modest, të thjeshtë dhe të talentuar të gjitha vajzat do të donin ta kishin në krah.

ME TE LEXUARAT