Ushtroi dhunë fizike ndaj xhaxhait, arrestohet 32-vjeçari nga Lushnja

Aktualitet

Dhuna në familje vijon të mbetet një nga problemet parësore në shoqërinë tonë.

Sipas informacioneve të policisë, një 32-vjeçar është arrestuar nën akuzën se ka ushtruar dhunë fizike ndaj xhaxhait të tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në pranga ka rënë Johan Shala, 32 vjeç, banues në Bitaj, Lushnje.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin Johan Shala, 32 vjeç, banues në Bitaj, Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi për motive të dobëta ka dhunuar fizikisht në banesën e tij, xhaxhain, shtetasin H. Sh., 63 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”.

 

 

ME TE LEXUARAT