Ushtarët grekë të vrarë në Shqipëri, familjarët japin ADN për identifikimin e tyre

Prej disa ditësh në Tepelenë kanë nisur gërmimet për nxjerrjen e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës italo-greke dhe gjatë luftës së Dytë Botërore.

Gërmimet janë shoqëruar me një marrëveshje të nënshkruar më parë nga qeveria e Edi Ramës me Greqinë.

Kliko per me shume info

Gjatë ditës së sotme gazeta greke ‘Kathimerini’ shkruan se, familjarët e ushtarëve të rënë në territorin shqiptarë gjatë Luftës së Dytë Botërore kanë dhënë mostrat e para të AND-së për këtë vit në  Spitalin Ushtarak të Athinës 401.

Në këtë mënyrë ata shpresojnë që të identifikojnë të vdekurit e tyre, të rënë në Shqipëri.

Mostrat e para të të afërmve mësohet se janë mbledhur në vitin 2015.

Numri i saktë i atyre që janë mbledhur deri më tani nuk është njohur.

Megjithatë, kërkimet e vrapuesve shqiptarë kanë të bëjnë me 7,976 ushtarë grekë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here