Ulsi Manja i befasuar nga largimi i Eduard Halimit: Ishte kundërshtar i vështirë

Kliko per me shume info

Deputeti i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht kryetari i  Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja, është shprehur i befasuar për dorëheqjen e Eduard Halimit nga post i deputetit.

Deputeti e vlerëson punën e Halimit si deputet, duke e cilësuar si një kundërshtar të vështirë , dhe e quan atë një jurist të aftë.

Kliko per me shume info

“Ishte nje kundërshtar i vështire, sepse është një jurist i aftë. Pertej “hallit” të argumentimit juridik të pozicioneve shpesh të pambrojtshme politike të lidershipit të partisë së tij, zoti Halimi mbetej gjithnjë një koleg i çmuar.”

Reagimi i plotë:

Të dashur miq !

Sapo mësova nga mediat se Eduard Halimi ka hequr dorë nga mandati i deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.

U befasova ! Ishte nje kundershtar i veshtire, sepse eshte nje jurist i afte. Pertej “hallit” te argumentimit juridik te pozicioneve shpesh te pambrojtshme politike te lidershipit te partise se tij, zoti Halimi mbetej gjithnje nje koleg i çmuar. Me ikjen e tij peshorja e komisionit djathtas lehtesohet ndjeshem per fat te keq. Megjithate jeta vazhdon dhe si kryetar i Komisionit te Ligjeve po edhe si ish-koleg deputet dhe koleg ne profesion, i uroj Eduard Halimit shendet e mbaresi ne jeten e re jashte politikes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.