“Ulërima” e frikshme e mumjes, misteri më i madh i arkeologëve

Identiteti i mumjes me shprehjen e agonisë të përjetësuar në vdekje e të ngurtuar në fytyrën e saj në përjetësi, i ka bërë kureshtarë arkeologët për më shumë se një shekull, pasi trupi i balsamosur u zbulua për herë të parë në tempujt e vdekjes në Egjipt të Deir el-Bahariut.

Ekspertët thonë se e ashtuquajtura “mumja që ulërin” është ruajtur në një mënyrë që nuk ishte parë kurrë ndonjëherë më përpara. Gjymtyrët e tij ishin të lidhura me lëkurë dhe trupi i mbështjellë me lëkurë dashi, çka tregon se personi qe konsideruar “i papastër”.

Kliko per me shume info

Goja u la hapur sikur të ishte helmuar. Pas vite të tëra spekulimesh, hulumtimet e fundit tregojnë se mumja i përket djalit të turpëruar të Ramses III, i cili komplotoi për të vrarë babanë e tij dhe u dënua me varje.

Trupi i balsamosur, i njohur edhe si “Njeriu i panjohur E”, tani është shfaqur në Muzeun Egjiptian në Kajro për herë të parë.

Kur u zbulua në vitin 1886, ekspertët dyshuan gjatë se njeriu me fytyrën e tmerruar kishte ndërruar jetë prej një helmi, por analizat e mëvonshme në vitet e fundit treguan se nuk ishte ky rasti dhe shenjat në fyt dëshmonin qartë vdekjen në litar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.