U vra me plumb në kokë, zbulohet e shkuara e biznesmenit: Emri, borxhet dhe arrestimi për rrëmbim në Itali

Biznesmeni Memli Begalla nga Progonati i Tepelenës u ekzekutua mbrëmjen e sotme me një plumb në kokë nga persona të paidentifikuar që e ndoqën me një “BMW” të zezë poshtë pallatit ku banonte dhe e qëlluan me silenciator.

Mësohet se Memli Begalla më parë quhej Afrim. 64-vjeçari kishte në pronësi disa biznese në Tiranë, dy gomisteri dhe Kompaninë “LAB”. Ndërsa më parë ka banuar në Zvicër e Itali.

Kliko per me shume info

Babai i dy djemve rezulton të jetë arrestuar në Itali në vitin 2009 së bashku me djalin e tij Lilin, për rrëmbimin e nuses së djalit.

Po në këtë vit, gjatë themelimit të kompanisë LAB-AL i kishte marrë borxh shtetasit F.Selmani rreth 451,543 lekë dhe 54,000 euro, që nuk e kishte shlyer.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here