U vonua dy minuta, jep dorëheqjen ministri

Kliko per me shume info

Ka dhene dorëheqjen sepse shkoi dy minuta me vonesë në Dhomën e Lordëve. Michael Beats shpreh para deputetëve se ndihet thellësisht i turpëruar nga kjo vonesë.

“Ju kërkoj falje që u tregova i paedukatë dhe nuk isha në vendin tim për t’iu përgjigjur pyetjeve. Në pese vjet për mua ka qenë privilegj t’iu përgjigjem pyetjeve në emër të qeverisë. Unë gjithmonë kam besuar se duhet të ngremë nivelin e mirësjelljes dhe respektin për t’iu përgjigjur pyetjeve. Më vjen turp që nuk isha në vendin tim për t’u përgjigjur dhe për këtë arsye i ofroj Kryeministres dorëheqjen menjëherë.”

Kliko per me shume info

Të pranishmit e në Dhomën e Lordëve e reaguan menjëherë për këtë vendim të ministrit që mund të ishte tejkaluar thjesht me një shfajësim.

Ai i kërkoi falje Baroneshës Leister për mungesën në sallë dhe për atë që përshkroi si “mungesë edukate”.

Baronesha tha se i kemi kërkuar ta rishikojë këtë vendim dhe se ai do të ishte ministri i fundit që ajo do të donte të dorëhiqej. Ndërsa kryeministrja Theresa May vendosi që mos ta pranonte dorëheqjen, duke shpjeguar se ishte një vendim i nxituar./klanplus

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.