U rendit mes 11 më të mirëve për Patrullën e Përgjithshme të Policisë, policja e re gjithë emocion: E kisha ëndërr

Ditën e djeshme në ambientet e Akademisë së Sigurisë u zhvillua ceremonia e betimit dhe certifikimit të kursantëve, që përfunduan Programin e Shkollimit “Kolegji i Policisë”, kursi i XI-të.

Në përfundim u shpërndanë certifikata, për 11 studentët më të mirë duke marrë parasysh jo vetëm rezultatet në testin teorik dhe praktik, por edhe performancën e tyre gjatë kësaj kohe. Mes 11 më të mirëve ishte edhe Merlinda Fejza nga Elbasani, e cila e emocionuar, fill pas certifikimit ka shkruar edhe një status në rrjetin social.

Kliko per me shume info

Policja e re thotë se kjo ishte një ëndërr e saj dhe ndihet krenare që sot e bëri realitet.

REAGIMI I PLOTË:

Një ëndërr e bërë realitet!!!

Që në shkollë fillore kur shikoja punonjës policie , i thoja vetes, edhe ti kur të rritesh do bëhesh police. E kështu me këtë dëshirë e cila mu kthye në ëndërr por edhe në makth padurimi, kam ecur në rrugën e dijes për t’u shkolluar, deria sa mbarova studimet e larta ku u diplomova për Juriste.

Mirëpo ëndrrat janë ëndrra , të lenë pa gjumë, të shtyjnë në rrisk, në rrugë të pashkelura, apo në mundësi për t’u bërë realit.

Në 2016 aplikova dhe konkurova, ku u shpalla fituese që me grupin e parë, por për arsye që s’varen nga unë fillova Kolegjin në vitin 2017-të .

LEXO EDHE:  Ekstradohet nga Athina në Tiranë i kërkuari ndërkombëtarisht, ishte dënuar me 18 vite burg

6 muaj teori, mësim , përgatitje fizike, disiplinë e hekurt, por jam krenare se me forcat e mia, me mundin e djerës time, me dinjitet kam marrë një rezultat që konvertohet midis 9 dhe 10-tës.

Jam krenare se 6 muaj në Akademinë e Sigurisë, nuk kam marrë një masë disiplinore, nuk jam bërë asnjëherë problem dhe skam bërë asnjë mungesë. Po kështu edhe gjatë praktikës në terren kam marrë pikët maksimale. Kam një bllok shënimesh me gjithçka kam mësuar e bërë në praktikë, çka më kanë vlejtur e do më vlejnë në punën e përditshme.

Jam krenare se asnjë OTT- që zhvilloja praktikën s’më ka tërhequr vrejtje qoftë për disiplinën, qoftë dhe për rregullsinë e uniformës. Pasi në karakterin tim, ekziston rregulli disiplina, familjare dhe ajo e shkollës, dinjiteti dhe ndershmëria që janë pasaportë integruese për një femër në këtë kohë të vështirë dhe sfiduese.

Sot u ndjeva krenare, kur babi im, në mes shumë të afërmeve të kolegëve dhe kolegeve të mija, u ndie krenar që vajza e tij u vlerësua si një ndër kursantet më të mira në rezultatet e arritura në teori dhe praktikë, si dhe në sjelle e performancë.

Jam krenare që këtë Çertifikatë vlerësimi ma dorëzoi Rekori i Akademisë, Drejtues i Lartë Bilbil Memaj, një drejtues policie , autoritarë, por i drejtë, vizionar dhe shembull për tu ndjekur. Faleminderit Drejtor për gjithçka bërë për ne, faleminderit se nuk ishit vetëm një drejtues por një prind i dytë për ne, ku përherë ke treguar anën sociale dhe humane, vlera që duhet të na shoqërojnë në punën tonë.

LEXO EDHE:  Zbulimet gjuhësore në Ukrainë, flitet shqip në 4 fshatra

Faleminderit zyshë Albanës, që me durim e dashamirësi, për 6 muaj rresht ishte 24/24 orë pjesë e përditshmërisë sonë. Sigurisht që në polici puna në grup, është e domosdoshme për të patur sukses, ndërsa në shkollë është rezultati ai që është primarë.

Faleminderit 23 kolegëve dhe 2 kolegeve të mia të klasës 9, që edhe pse secili prej nesh kishte objektiva e qëllimet e veta, respektuam njëri- tjetrin për çka jemi në të vërtetë. Suksese në punë kudo që të filloni, e mbarësi në jetën tuaj.

Por të lësh pa përmnedur Drejtorin e Kolegjit, petagogët, instruktorët dhe disiplinën, do të thotë që s’ke qenë pjesë e shkollës me mëndje por thjesht ke qenë fizikisht.

6 muaj teori dhe stërvitje, nuk harrohen kollaj, mirënjohje e respekt për të gjithë.

Tashmë një sfidë e madhe më pret mua e gjithë organizatën e Policisë e veçanërisht gjeneratën e re. Në marrjen e provimit të vështirë, atë të përballjes me komunitetitin, me përditshmërinë si shërbëtor i komunitetit.

LEXO EDHE:  AKU bllokon 52 kg mish, ja dënimi për pronarin e dyqanit

Por jam e bindur se në rast se secili prej nesh do ecë mbi shinat e shtruara të dinjitetit, presonalitetit, kulturës, ndershmërisë , përkushtimit, humanizmit dhe sakrificës, do ja dalim të sfidojmë këtë imazh aspak të kënaqshëm që tashmë kemi dhe të fitojmë besimin e munguar e të thyer të komunitetit .

Vetingu është domosdoshmëri, për të ndarë sharpin nga sheqeri, për të pastruar njëherë e mirë organizatën tonë nga të inkriminuarit dhe të paaftët, duke i rikthyer shpresën komunitetit se ata që do shërbejnë në radhët e Policisë së Shtetit, janë pjesë integrale e shoqërisë .

Iniciativat e ndërmarra nga Minsiri i Brendshëm për transformimin e Policisë , në strukturë dhe filozofi, janë shpresë për ne gjeneratën e re të Policisë. Shpersoj se ditë më të mira do vijnë, për organizatën tonë.

Tashmë po i them vetes, të lumtë Merlinda, ja dole, suksese tashmë në sfidat e tjera.

Së fundi por jo nga rëndësia, familja ime, mami, babi, motra e vëllai. Ju jeni tabani dhe tavani ku une mbështeten dhe mbrohem nga intrigat e sfidat e hidhura të jetës. Ju dua shumë. Shumë flmmm për besimin dhe mbështetjen.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here