U iku 4 policëve në Gjykatë, ja momenti i arrestimit të të arratisurit

Nuk ka zgjatur shumë kohë arratisja e Saimir Ahmetit nga Gjykata e Apelit në Gjirokastër. I prangosur për ‘përndjekje’, Ahmeti paraditen e sotme iku nga gjykata.

Por arrestimi i tij është bërë veç pak orë më pas në një bodrum në zonën e Pazarit të Gjirokastrës.

Kliko per me shume info

Më poshtë shikoni momentet e arrestimit të tij.

I riu u arrestua në bodrumin e një hoteli pranë kalasë. Gjatë momentit të arratisjes, i riu ka pësuar shembje në trup, ndaj dhe pas arrestimit është marrë me ambulancë dhe është nisur drejt spitalit, ku do të marrë mjekime dhe më pas do shkojë në burg.

LEXO EDHE:  Protestuesi kuksian rrëfen momentet e arrestimit, me maska dhe me elektrikë në dorë

Babai i të riut, Thoma Ahmeti, foli për Report Tv pas arrestimit të të birit. Ai i kërkoi drejtësisë të veprojë, duke kërcënuar se do të shkojë deri te Presidenti. Sipas tij, djali është i pafajshëm, dhe se ka qenë vjehrra e tij që i ka ngritur kurth.

“Ishte i martuar, më 2 janar u nda. Pas disa ditësh i dërgon mesazh “Hajde se nuk jetoj dot pa ty”. Djali doli të takonte gruan e tij dhe ata i bënë kurth, e ëma e vajzës me gjithë vajzën, gjoja se ai po e përndiqte. Një ngjarje e organizuar, gënjeshtër”, tha ai.

LEXO EDHE:  Nis hetimi për djegien e fabrikës së riciklimit

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here