U gjet pa kokë e pa krahë, e masakruan me hanxhar, si u zbuluan dy shokët e shqiptarit

Kane dale ne gjyq dy të dyshuarit kryesorë për vrasjen makabre të Xhuljano Brahimllarit 3 vite më parë në Belgjikë, ku studenti i ndjere u gjet i masakruar pa koke dhe pa disa gjymtyre.

Hetuesit kanë thënë se dy të arrestuarit Vincent Debruycker dhe Denis Nikolovska, janë autorët kryesore të vrasjes së studentit shqiptar dhe për ketë kanë edhe prova.

Kliko per me shume info

“Është zbuluar një terminal, në rrugën Leon Fourez, në Koekelberg,ku është edhe vendndodhja e mbjelljes së kanabisit që kanë mbjellë së bashku “thanë hetuesit.

Po ashtu gjatë seancës hetuesit thanë se karta SIM e telefonit të viktimës është aktive deri në orën 17:00, ndërsa vrasja ka ndodhur në orën 17:36 dhe telefonatat e fundit kanë qenë me dy të akuzuarit.

“Dy personat të cilët ishin miq me viktimën kishin planifikuar ta vrasin shqiptarin dhe më pas ta masakrojnë, pasi kishin blerë një hanxhar, një sharrë dhe mjete të tjera të nevojshme”, deklaruan ata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here