U arrestua për mashtrim me 33 mijë euro, si po përgatitet lirimi i përmbaruesit

Vetëm pak ditë më parë u arrestua përmbaruesi Fatos Alimadhi pasi kishte tjetërsuar rreth 33 mijë euro të qytetarit A.N. duke i tjetërsuar pronën dhe duke i vjedhur shumën e eurove nga ankandi.

Qytetari i rënë pre e mashtrimit kërkon ndihmë nga mediat nga frika se mos përmbaruesi do të korruptojë gjykatën e Apelit Tiranë duke i dhënë lirinë përmbaruesit mashtrues Fatos Alimadhi, në seancën e nesërme për masën e sigurimit personal.

Kliko per me shume info

Letra e qytetarit drejtuar mediave për ndihmë:

I nderuar gazetar, Neser ora 09.30 datë 15.02.2018 është gjyqi në Gjykatën e Apelit Tiranë, për lënien në burg ose jo të përmbaruesit hajdut që ka tjetërsuar pronën time, me ankand mashtrim, duke i’a dhënë kreditorit, pa kaluar lekët.

Lutem për prezencën tuaj në një skandal të pritshëm për lirimin e tij. Unë denoncoj se nesër përmbaruesi Fatos Alimadhi, I dënuar me 10 vite burg, do të dalë në liri.

Relator i heshtjes gjyqtare Marie Qirjazi. Nëse lihet i lirë ky përmbarues hajdut me 4 dosje penale paralele në Prokurorinë e Tiranës  nesër nga Gjykata e Apelit pa paragjykuar drejtësinë, unë deklaroj  se do t’i falë gjyqtares shumën prej 40  mijë eurosh që ka tjetërsuar përmbaruesi Fatos Alimadhi. Ju lutem më ndihmoni duke asistuar nesër me kamera në sallën e gjyqit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here