U arrestua pa prova për shpërthimin tek farmacia e Tahirit, Baftjar Bruka kërkon dëmshpërblim

Dy vite më parë, Baftjar Bruka u soll në Shqipëri nga Suedia, si i dyshuari kryesor i vendosjes së një sasie lënde shpërthyese në farmacinë e Bashkim Tahirit, babait të Saimir Tahirit, asokohe ministër i Brendshëm.

Shpërthimi në farmacinë e Tahirit, që ndodhi në shkurt të vitit 2015, dhe vendosja e një tjetër sasie tritoli po atë natë pranë një stacioni autobusi, që në fakt nuk shpërtheu, u cilësuan akte terroriste.

LEXO EDHE:  Paketa e re fiskale, Ahmetaj nis konsultimet: Do ndryshojë ligji për tatimin mbi të ardhurat
Kliko per me shume info

Gjatë hetimeve të mëpasshme, emrat e Baftjar Brukës, Vladimir Gjutës dhe 6 personave të tjerë u publikuan së pari nga ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Artan Didi, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Por 10 muaj pasi e mbajti nën arrest, Prokuroria e Krimeve të Rënda u tërhoq nga dyshimet e saj, duke pushuar hetimet për secilin prej tyre, që nga i dyshuari si urdhërues e deri te personi që dyshohej se kishte përdorur aparatin celular për të realizuar shpërthimin me anë të një telefonate.

LEXO EDHE:  Luhatjet e Euro-s dhe kursi i këmbimit për monedhat e tjera, çfarë parashikojnë ekspertët

Prokuroria deklaroi se nuk kishte mundur të gjente prova dhe motive për këto dy ngjarje.

Tani, Baftjar Bruka kërkon rreth 870 mijë lekë dëmshpërblim për 290 ditë që qëndroi në paraburgim. Çdo ditë paraburgim i padrejtë paguhet 3.000 lekë.

Çështja e dëmshpërblimit do të gjykohet në Gjykatën Administrative Tiranë, kurse për ngjarjen që Bruka dhe të tjerë u arrestuan, nuk ka ende një autor. /TCH

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here