Trump, letër Thaçit për 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ja çfarë shkruan

Kosovë&Rajon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë një letër urimi nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në prag të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Në letrën që ia ka dorëzuar ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, thuhet se “gjatë dhjetë vjetëve të kaluar, Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në forcimin e sovranitetit të saj dhe të demokracisë multietnike”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më poshtë është letra e plotë e urimit të presidentit amerikan:

I nderuar z. President,

Në emër të popullit amerikan, e përgëzoj Kosovën në përvjetorin e dhjetë të pavarësisë së saj.

Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në forcimin e sovranitetit dhe demokracisë shumetnike. Ndërkohë që duhet bërë edhe më shumë punë, ne përgëzojmë përparimin tuaj.

Ndërsa vendi juaj po hyn në dekadën e dytë të shtetësisë, Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të ndihmuar Kosovën që të ndërtojë themele të forta të parimeve të përbashkëta demokratike, bashkëpunimit rajonal dhe sundimit të së drejtës. Duke vepruar kështu, Kosova do të ndërmarrë hapa të mëtejshëm drejt integrimit në Komunitetin Perëndimor të Kombeve.

Ne e shikojmë Kosovën si një partnere të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara. Në këtë rast historik i uroj gjithë të mirat qytetarëve të Kosovës.

Sinqerisht,

Donald Trump.

ME TE LEXUARAT