Trondisin artistët, Bujar Asqeriu: Këtu udhëheqin hajdutët, prandaj nuk ka para për teatër

Artistët shqiptare protestuan sërish sot për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar tek Turbina. Ata kanë hyrë me forcë në sallën e Teatrit Kombëtar dhe kanë deklaruar se nuk do të lejojnë që Teatri të zhvendoset në mënyrë që ti hapet rrugë ndërtimit të ndonjë kulle. Ata kanë kërkuar që të njihen me projektin për ndërtimin, të bëhet transparencë me administrimin e fondeve dhe të mos monopolizohen institucionet e artit në dorë të ministrit. I ashpër ka qene aktori Bujar Asqeri, i cili me ton mjaft kritik u shpreh se shteti po investon sot për ndërtimin e burgjeve për të rinjtë e jo teatrove.

“Në Shqipëri janë ndërtuar 24 burgje. Më thoni sa teatro janë ngritur? Zero. Gjithë rinia shqiptare është në burgje, nuk ka qytet pa burg, atëherë them unë, këta me shkopinj gome dhe biruce do e edukojnë rininë. Po të ndërtoheshin 4-6 teatro më pak burgje do të kishim, jam i sigurt për këtë. Këta nuk investojnë, dhe ne zihemi këta për një 5 –lekëshe që hedhin ata, kush mund ta kapa dhe tallen” tha Bujar Asqeriu.

Kliko per me shume info

Regjisori Altin Basha, vuri në dukje se me këtë rezistencë janë bashkuar edhe trupat e tjera të teatrove në rrethe dhe njoftoi gatishmërinë e artistëve për tu ulur në tryezën e dialogut me Ministrinë, por me një kusht që takimi të mbahet në sallën e Teatrit Kombëtar. “I bëjmë thirrje ministres Kumbaroqë t’u përgjigjet kërkesave tona, të bëhet çdo gjë transparente pasi e-mailet që supuzohet të jenë dërguar, nuk na kanë ardhur”. Te merkuren ne oren 16:00 e presim ne kete salle per dialog” tha regjisori Altin Basha dhe artistët e tjerë.

Një ditë më parë, ministrja Kumbaro, teksa bënte ftesë për dialog me artistët, i kundërpërgjigjej edhe aktorit të madh Robert Ndrenika, se kishte heshtur ku teatri u kthye në lokal tymi e bingo. Ministrja gjithashtu ka pohuar se nuk do të lëvizë salla dhe trupa e teatrit pa u njohur më parë me projektin e ri. Sot këtij reagimi të Kumbaros i është përgjigjur sërish Ndrenika.

“E dashur Mirela! Lexova me vëmendje letrën tënde. Përveç fjalisë së parë që “je në një mendje me mua”, të tjerat m’u dukën kunja dhe jo shumë të sinqerta. Përsa më përket mua, përveç mënyrës së të shprehurit, që ndoshta vjen nga profesioni im, (mirë do ishte të kisha studiuar për diplomaci) unë nuk heq asnjë presje nga ato që kam thënë.

Bingoja u hap në një situatë emergjente me aprovimin e tërë komunitetit teatror dhe kur paraardhësit e t’u në Ministrinë e Kulturës deri në vitin 2000 nuk lanë hapësirë pa dhënë me qira. Përsa i përket ndërtimit të sallave te “Piramida” dhe “Turbina” e kishit ju për detyrë të kishit bërë dhe të bënit transparencën. “Transparencë” që edhe sot e kësaj dite ne po e kërkojmë. Vazhdimin e bisedës do ta bëjmë në sallën e Teatrit Kombëtar.” Tashmë pritet e mërkura për të parë nëse artistët dhe ministrja Mirela Kumbaro do të takohen në orën 16: 00 në sallën e Teatrit kombëtar.

Fjala e aktorit Bujar Asqeriu:
Bujar Asqeriu: Aktorët në mjerim, politikanët vila, shih o Zot…
Në Shqipëri janë ndërtuar 24 burgje. Më thoni sa teatro janë ngritur? Zero. Gjithë rinia shqiptare është në burgje, nuk ka qytet pa burg, atëherë them unë, këta me shkopinj gome dhe biruce do e edukojnë rininë. Po të ndërtoheshin 4-6 teatro më pak burgje do të kishim, jam i sigurt për këtë. Këta nuk investojnë, dhe ne zihemi këta për një 5 –lekëshe që hedhin ata, kush mund ta kapa dhe tallen.

Kjo është e tmerrshme. Këta nuk hedhin lekë për artin dhe kulturën, këta duan burgje. Rinia shqiptare është nëpër burgje dhe pastaj kush do të vijë në teatër, kush do të punojë. Le të punojnë këta, ti mbyllin edhe teatrot dhe të gjejnë të sëmës. Do më falni që në takimin e parë nuk kisha mundësi të flisja, ndërsa të gjitha i tha Robert Ndrenika, por refleksionet që vijnë nga qeveria janë të vakta, pafuqishme dhe të ftohta. Këta si duket nuk e kuptojnë se cfarë është artisti. Një aktor merr rogën më të vogël se një nëpunës i rëndomtë i ministrisë së Kulturës.

Ky është vlerësimi që shteti i bën artistit. Jo më kot, kolegët tanë ikën nga kjo botë në moshën më të re dhe askush nuk u kujdes për ata, askush nuk e çau trapin për ata. Ata ikën me pengje në shpirt dhe këto do i ngremë me të madhe. Bujar Lako jetonte në një dhomë dhe në një kuzhinë, ndërsa politikanët tanë në vila 5 apo 10 milionë euro, prandaj nuk ka lekë për teatrin dhe ne duan të na fusin në vrimën e miut.

Këtë vend e drejtojnë hajdutët, prandaj nuk ka lekë për teatrot. Ata marrin edhe lekët e një dosje, 100 lekë. Prandaj ndonjëherë them përse të flas? A përmbyset kjo hajdutëri? Zoti i paftë ata dhe fëmijët e tyre që kanë vjedhur djersën dhe gjakun e këtij vendi, unë ia lë atij. E kuptoj që ata do të tallen me ne dhe do të na përqeshin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.