Tritoli ndaj Lul Kullës, befason Endrit Çopja: Isha në Shkodër për të blerë kanabis

Kliko per me shume info

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër vendosi ditën e djeshme masën e sigurisë “arrest me burg” për dy autorët e dyshuar të atentatit ndaj Lulzim Kullës me 13 janar në Shkodër.

Bëhet fjalë për Endri Çopja dhe Argel Lulaj, të cilët dyshohet të jenë autorët e vendosjes së tritolit ku u plagos Lulzim Kulla dhe 7 të tjerë. Gjithashtu, gjykata la në burg edhe shtetasin Serxho Teta, pasi akuzohet për moskallëzim krimi. Të pandehur mohuan akuzat gjatë seancës gjyqësore duke theksuar se nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen e ndodhur.

Kliko per me shume info

Në sallën e gjyqit dy autorët dhe shtetasi Teta kanë mohuar se kanë lidhje me ngjarjen e ndodhur në 13 janar ku objektiv ishte biznesmeni Kulla për arsye që ende nuk janë të qarta. “Atë ditë kam qenë në Shkodër, por kam qenë për të blerë lëndë narkotike cannabis sativa.

Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen për të cilën akuzohem. Nuk jam unë autori i vendosjes së tritolit”, ka deklaruar Endri Çopja në sallën e gjyqit gjatë seancën për masën e sigurisë ndaj tij.

Argel Lulaj edhe ai i akuzuar si autor i vendosjes së tritolit me 13 janar mohoi akuzat ndaj tij duke thënë se ka qenë thjeshtë si shoqërues i shokut të tij Endri.

“Unë nuk kam lidhje me atentatin. Unë kam qenë në Shkodër me 13 janar vetëm për të shoqëruar shokun tim Endri.

S’kam asnjë lidhje me ngjarjen dhe nuk jam unë autor siç akuzohem”, tha Argel Lulaj në gjyq./GSH/

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.