Trenjakët e ndarë në lindje, eksperimenti i frikshëm që u ndryshoi jetën

Robert Shafran, Eddy Galland dhe David Kellman kaluan nëntëmbëdhjetë vjet, pa e ditur se ata ishin vëllezër të ndarë në lindje, secili prej tyre ishte adoptuar nga familje të ndryshme dhe u rrit pae ditur për njëri-tjetrin.

Sidoqoftë, e vërteta përse ndodhi kjo, është jashtëzakonisht e frikshme.

Kliko per me shume info

Po ashtu as familjet birësuese nuk e dinin se fëmijët që po adoptonin kishin vëllezër binjakë, përcjell albeu.com

Fillimisht shtëpia birësuese u mundua të shfajësohej, por më vonë dokumentet provuan se ajo kishte rënë dakord me Peter Neubauer, një psikoanalist që drejtonte qendrën e Zhvillimit të Fëmijëve në Manhattan.

Psikoanalisti kishte si qëllim që të bëntë një studim me tre vëllezërit të birësuar në familje të ndrydhme, për të parë se mund të ndikonte gjenetika dhe ambienti ku ata do të rriteshin në formimin e karaktereve, duke përzgjedhur edhe familjet birësuese.

Fillimisht u bashkua Robert dhe Eddy pasi miqtë e përbashkët në universitet filluan të dyshonin se mes tyre duhej të kishte një lidhje kjo për shkak të ngjashmërisë së madhe të tyre, ndërsa vëllai i tretë David u njoh me vëllezërit e tij pas publikimit të historisë së çuditshme në një gazetë.

Megjithatë, historia e tyre mori një kthesë të errët kur ata u përpoqën të kuptonin se përse ishin ndarë në radhë të parë.

Por pak pas bashkimit, David Kellman kreu vetëvrasje, duke lënë një pikëpyetje të madhe se sa ka ndikuar ndarja nga vëllezërit apo trajtimi si kavie në një eksperiment social.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here