Tregtim mishi pa standarde, AKU bllokon biznesin

Gjatë ditës së djeshme, nëpërmjet platformës ”Shqipëria që duam” ka mbërritur pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit një denoncim nga një qytetar në lidhje me tregtimin e produktit mish, në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare në qytetin e Laçit, në Sanxhak.

Drejtoria Rajonale e AKU-së në Lezhë si dhe DRAKU Tiranë kanë kryer menjëherë inspektimin për subjektin që ushtronte aktivitet “Njësi Therje” në mënyrë të paligjshme.

LEXO EDHE:  Paketa e re fiskale, Ahmetaj nis konsultimet: Do ndryshojë ligji për tatimin mbi të ardhurat
Kliko per me shume info

Për këtë subjekt është marrë menjëherë masa e bllokimit të aktivitetit në zbatim të legjislacionit në fuqi, per mospermbushjen e asnje standarti te sigurise ushqimore.

Subjekti nuk ishte i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Bizneseve (QKB).

Siç duket edhe në video dhe foto, kioska në të cilën tregtohej produkti mish, kishte kushte higjieno-sanitare tërësisht të papërshtatshme në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

LEXO EDHE:  Pse nuk arrestohet Adriatik Llalla? Gazetari Hoxha: Nuk po gjejnë gjykatës

Ndaj subjektit u vendos masa administrative gjobë me vlerën 100.000 lekë si dhe u konfiskuan mishi dhe mjetet e punës te gjetura ne kete aktivitet. ( pajisjet, çengela, thika, hanxhar, frigorifer, peshore etj.).

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit veproi në bashkëpunim me Pushtetin Vendor, i cili luan një rol të rëndësishëm në këtë aksion.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit falenderon të gjithë qytetarët, të cilët bashkëpunojnë për të arritur qëllimin për garantimin e sigurisë ushqimore të konsumatorëve shqiptarë, duke apeluar në mënyrë të vazhdueshme që të denoncohet pranë platformës së bashkëqeverisjes apo emailit zyrtar [email protected] për çdo problem dhe shqetësim në lidhje me sigurinë ushqimore.

LEXO EDHE:  Arjan Çani: Ja arsyet të cilat do të na pengojnë negociatat me BE

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here