Tre muaj pezullim për arbitrin që goditi me shqelm lojtarin

Kliko per me shume info

Arbitri Tony Chapron është pezulluar për tre muaj pasi fillimisht goditi me shqelm e pastaj i dha karton të kuq lojtarit brazilianit Diego Carlos nga skuadra franceze Nantes.

Referi Tony Chapron është suspenduar për tre muaj pasi fillimisht goditi me shqelm e pastaj i dha karton të kuq lojtarit brazilian Diego Carlos nga skuadra franceze Nantes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kliko per me shume info

Komiteti Disiplinor i Ligës Franceze e ndëshkoi me 3 muaj suspendim referin 45 vjeçar, i cili gjatë ndeshjes së muajit të kaluar mes Paris Saint-Germain dhe Nantes goditi me shqelm Carlos-in e pastaj e nxorri jashtë loje duke i dhënë karton të kuq pas kartonit të dytë të verdhë.

Federata, e cila pas ndeshjes nuk do të angazhojë referin Chapron për një afat të përkohshëm, e anuloi edhe kartonin e kuq të mbrojtësit 24 vjeçar Carlos.

Chapron që nga viti 2004 ka referuar në Ligën e Francës. Gjatë karrierës së tij ka ndarë drejtësinë në 400 ndeshje. Ai pati njoftuar se në fund të këtij sezoni do të pensionohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.